×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident me të lënduar në Pejë, vetura përfundon në lumë

    Insajderi
    23 April 2024 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës.

    Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

    Në pamje shihet se si njëra nga veturat e aksidentuara ka përfunduar në lumë.

    Lajmi për aksidentin dhe lëndimin e dy personave e ka konfirmuar për Gazeta Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore,” tha Rugova.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark