×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident mes dy veturave në Klinë, një i vdekur dhe dy të lënduar

    Insajderi
    15 December 2023 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Prishtinë.

    “Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark