×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes katër veturave luksoze në Prishtinë, ka të lënduar

    Insajderi
    26 April 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik të Prishtinës.

    Në aksident janë përfshirë katër vetura.

    Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga Policia e Kosovës.

    Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik, të komunës së Prishtinës.Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark