×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident mes nëntë veturave në Çagllavicë, policia jep detaje

    Insajderi
    12 April 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot ka ndodhur një aksident trafiku në Çagllavicë mes nëntë veturave. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti tha se tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

    “Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark