×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident mes pesë veturave në Gjakovë, gjashtë persona dërgohen në spital

    Insajderi
    18 November 2023 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qerim në Gjakovë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

    Në aksident janë përfshirë tri vetura në lëvizje dhe dy të parkuara. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

    Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Elezaj.

    Tutje, Elezaj tha se njëri prej të lënduarve vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark