×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident mes traktorit dhe veturës në Gjakovë, një person përfundon në QKUK

    Insajderi
    28 May 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është lënduar dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK pas aksidentimit ndërmjet një veture dhe një traktori në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, teksa ngjarjen e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Fsh. Babaj Bokës, Gjakovë 27.05.2023-15:21.  Raportohet për një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një traktori me ngasës meshkuj  shqiptar, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri Kosovar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftim.

    Rasti ka shkuar në procedurë hetimore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark