×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksident në Kamenicë, lëndohen dy persona

    Insajderi
    03 April 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Korentin të Kamenicës, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

    “Motoçiklisti si pasojë e lëndimeve serioze është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare. Ndërsa pasagjeri është duke u trajtuar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, tha Hashani për Insajderin.

    Më tutje ai bëri të ditur se rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti janë duke u hetuar nga hetues policor të trafikut rajonal në Gjilan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark