×
Insajderi / Insajderi

Aksident në mes një treni dhe një veture në Prishtinë, kjo është gjendja e të lënduarve

Insajderi
05 May 2023 - 18:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një treni dhe një veture në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se nga aksidenti kanë mbetur dy të lënduar.

Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.”- ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark