Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një motoçiklete në Prishtinë.
Lidhur me këtë aksident është arrestuar një shtetase e huaj.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor