Insajderi
Lajme

Aksident në rrugën Pejë-Rugovë: Përplasen tri automjete, një i lënduar

Insajderi
22 June 2026 - 15:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në rrugën Pejë-Rugovë: Përplasen tri automjete, një i lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili tha se si pasojë e aksidentit ka pasur persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spital”, ka deklaruar Rugova.

Rugova shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark