×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Aksident te Liqeni i Badocit, rrokulliset një veturë  

    Insajderi
    10 January 2023 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mëngjesin e sotëm një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

    Aksidenti ka ndodhur te Liqeni i Badocit ku një veturë është rrokullisur.

    Përpos dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

    “Sot rreth orës 9:40 në rrugën Prishtinë-Gjilan ka ndodhur në aksident trafiku, ku e përfshirë është një veturë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë zëdhënsja e policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark