Insajderi
Lajme

Aksident tragjik në rrugën Pejë-Prishtinë: Një person humb jetën, tre të tjerë mbesin të lënduar

Insajderi
21 July 2026 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident tragjik në rrugën Pejë-Prishtinë: Një person humb jetën, tre të tjerë mbesin të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Njësitë kompetente të Policisë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetime për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve të tilla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark