Insajderi
Lajme

Aksidenti i rëndë në Itali: Vdes fëmija 7-vjeçar shqiptar, lëndohet babai i tij

Insajderi
23 October 2025 - 11:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti i rëndë në Itali: Vdes fëmija 7-vjeçar shqiptar, lëndohet babai i tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në provincën e Bolonjës në Itali, ku ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar shqiptar dhe ka mbetur i lënduar babai i tij.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar, është përplasur me një tjetër që e voziste një 20-vjeçar.

Fëmija fatkeqësisht humbi jetën në vend, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës.

Sipas të dhënave paraprake, një nga veturat dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt për të shmangur një motor që po hynte në një pompë dhe ka shkaktuar përplasjen e fortë mes dy automjeteve


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark