×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidenti me autoambulancë ku humbi jetën një person, Insajderi sjell pamjet

    Insajderi
    01 July 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi ditën e djeshme në Gjakovë mes një veture e autoambulancës.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamjet nga aksidenti.

    I aksidentuari që ka vdekur është Skofiar Gjini, i cili ishte punonjës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kolegu i tij, Musë Gjergjaj.

    “Në aksidentin e ndodhur dje ku kane qene te lënduar 3 kolegë tonë, punonjës të QKMFse të cilët u aksidentuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sot, njeri nga ta miku dhe kolegu im Skofiar Gjini duke mos iu bërë më ballë plagëve paska ndërruar jetë. Këto janë momente pikëllimi për të gjithë ne por sidomos për familjen Gjini, ne jemi krenar dhe me fat qe patëm një koleg si Skofiari qe e deshti aq shume punën”, ka shkruar Gjergjaj.

    Ky është punonjësi i QKMF-së që vdiq në aksidentin e autoambulancës së Gjakovës

    Vdekjen e tij e konfirmoi edhe babai i të ndjerit, Gëzim Gjini. Ai përmes një shkrimi prekës ka njoftuar për vdekjen e djalit të tij.

    “Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.

    Ai ka bërë të ditur se 33-vjeçari ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy vajza.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 19:00 në varrezat e reja në Gjakovë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark