×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Përfundoi jeta për ty, por edhe për ne si prindër” – Postimi prekës i babait të të riut që humbi jetën tragjikisht në Gjakovë

    Insajderi
    01 July 2022 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoferi i autoambulancës që u përfshi në aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, Skofiar Gjini, nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë sot në spital.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i të ndjerit, Gëzim Gjini, i cili ka bërë një postim me fjalë të ndjera për birin e tij të vetëm që humbi jetën tragjikisht.

    “Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.

    Ai ka bërë të ditur se 33-vjeçari ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy vajza.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 19:00 në varrezat e reja në Gjakovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark