×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është punonjësi i QKMF-së që vdiq në aksidentin e autoambulancës së Gjakovës

    Insajderi
    01 July 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot ka vdekur njëri prej pesë të lënduarve në aksidentin që ndodhi dje mes një veture dhe një autoambulance, që po transportonte të lënduarit nga një vetëaksident.

    I aksidentuari që ka vdekur është Skofiar Gjini, i cili ishte punonjës i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

    Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Musë Gjergjaj.

    “Ne aksidentin e ndodhur dje ku kane qene te lenduar 3 kolegë tonë, punonjes të QKMFse të cilët u aksidentuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sot, njeri nga ta miku dhe kolegu im Skofiar Gjini duke mos iu bërë më ballë plagëve paska ndërruar jetë.
    Keto janë momente pikëllimi per të gjithë ne por sidomos për familjen Gjini, ne jemi krenar dhe me fat qe patem nje koleg si Skofiari qe e deshti aq shume punen”, ka shkruar Gjergjaj.

    Ndryshe, për rastin ka njoftuar edhe sot Policia, përmes raportit 24 orësh.

    “Rr. Pashko Vasa, Gjakovë 30.06.2022 – 05:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia  ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar  disa persona të lënduar nga një vetaksident. Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark