Insajderi
Lajme

Aksidenti mes tri automjeteve, lëndohen tre persona në rrugën Prishtinë-Pejë

Insajderi
03 July 2025 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti mes tri automjeteve, lëndohen tre persona në rrugën Prishtinë-Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona janë lënduar pas një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:15 dhe janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark