15:52 - 11 Tetor 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe autobusit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 15:00, ka ndodhur një aksident trafuku në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në këtë aksident kanë qenë dy automjete të përfshira. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti për Insajderin.

Më poshtë gjeni pamjet e siguruar nga Gazeta Insajderi:

Lexo edhe: