Insajderi
Lajme

Aksidenti që tronditi Shqipërinë – Familja e Nikoll Radaçit braktis shtëpinë pas vdekjes së dy miturve

Insajderi
04 May 2026 - 13:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidenti që tronditi Shqipërinë – Familja e Nikoll Radaçit braktis shtëpinë pas vdekjes së dy miturve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria u trondit nga një aksident i rëndë, ku dy fëmijë të mitur humbën jetën, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.

Sipas Top Channel-it familja e autorit të aksidentit, Nikoll Radaçi, është larguar nga lagja, nga frika e hakmarrjes.

Autoritetet bëjnë me dije se 57-vjeçari Radaçi, i cili kishte precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe gjoba të mëparshme, po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe nën efektin e alkoolit.

Për pasojë, ai përplasi brutalisht tre fëmijë që po luanin në trotuar, duke i marrë jetën dy prej tyre. Tragjedia ndodhi pavarësisht masave të marra më parë për parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në trafik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark