×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidenti tek konviktet në Prishtinë – 6 persona mbesin të lënduar

    Insajderi
    08 May 2024 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

    Nga pamjet shihet se janë të përfshirë dy vetura.

    Si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë mbetur të lënduar, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona”, tha ajo.

    Ahmeti shtoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark