Insajderi
Lajme

Aksidentohen dy vetura në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi”, lëndohet një person

Insajderi
23 December 2025 - 21:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidentohen dy vetura në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi”, lëndohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në hyrje të autostradës “Arbën Xhaferi” në Kaçanik, ku një person ka pësuar lëndime.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident u përfshinë dy vetura, ku njëra nga to ishte me targa të huaja.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, bëri të ditur Veseli.

Veseli tutje ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark