×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidentohet autobusi i kompanisë ‘Shpejtimi’ me vetura të autosallonit ‘Xeni’, dëme në vlerë prej 200 mijë eurove

    Insajderi
    15 January 2024 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autobusi i kompanisë “Shpejtimi” është aksidentuar me disa vetura me autosallonin ‘Xeni’ në magjistralen Gjakovë-Prizren, në orët e para të së hënës.

    Pamjet janë publikuar nga kamerat e sigurisë së autosallonit nga pronari i saj në ‘Facebook’, Shkëlzen Bushati. Ai ka thënë se dëmet e shkaktuara janë në vlerë prej 200 mijë eurove.

    Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në  hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tone”, thuhet në postimin e pronarit të autosallonit “Xeni”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka paralajmëruar se do të iniciojë procedurat për kompensimin e dëmeve.

    “Në fund ju bëjmë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masat parandaluese dhe ndëshkuese ndaj vozitësve të pa kujdesshëm, në mënyrë që të parandalojnë rrezikun për jetën e njerëzve dhe pasojat materiale që e dëmtojnë punën në biznesin tone”, thuhet tutje në postimin e tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark