×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidentohet eskorta e kryeministrit Kurti, konfirmon Qeveria

    Insajderi
    11 December 2022 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë nga eskorta e kryeministrit Albin Kurti është aksidentaur rrugës për Gjilan.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive nga ky aksident ku është përfshirë një veturë e eskortës së kryeministrit.

    Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar lajmin për Insajderin duke shtuar se nuk ka të lënduar.

    Ai tha se automjeti që është aksidentuar nuk ka qenë kryeministri në të.

    Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark