×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Aksidentohet për vdekje kosovari në Slloveni, doli në korsinë e kundërt

    Insajderi
    16 January 2024 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetas i Kosovës 43-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku ku u përfshinë katër vetura, në rrugën mes Lubjanës dhe Litisë afër Ribçes, në Slloveni.

    Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30, ndërsa viktima që po voziste një furgon vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.

    Administrata e Policisë së Lubjanës, tha se kosovari doli në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një kamion që po vinte përballë.

    Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar lehtë drejtuesi i veturës dhe pasagjeri i tij, raporton Rtvslo.si,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark