Insajderi
Lajme

Aksion i Antidrogës në Çagllavicë, kapen rreth 10 kg marihuanë- Ky është i dyshuari në kërkim

Insajderi
04 May 2025 - 22:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i Antidrogës në Çagllavicë, kapen rreth 10 kg marihuanë- Ky është i dyshuari në kërkim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësia për Hetimin e Narkotikëve ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar në Çagllavicë, ku gjatë bastisjes së një shtëpie janë sekuestruar 10 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë, si dhe një armë zjarri.

Sinjali raporton se bastisja po zhvillohet në shtëpinë e Agim Rexhepit, një emër i njohur për Policinë, i cili prej kohësh ishte në shënjestër të hetimeve të antidrogës, si i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas informatave nga terreni, një person është arrestuar, ndërsa operacioni vazhdon, me njësitë policore që po kontrollojnë çdo pjesë të objektit në kërkim të provave të tjera.

Operacioni po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë kompetente, ndërsa të gjitha veprimet janë në kuadër të hetimeve për krim të organizuar dhe trafikim të drogës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark