×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksion i hajnave në Lipjan: Thyejnë një banesë në katin e tetë, vjedhin ari në vlerë të 10 mijë eurove

    Insajderi
    17 July 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një banesë në Lipjan, ku hajnat kanë arritur ta thyejnë derën dhe të kryejnë vjedhje.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur ditët e fundit dhe është denoncuar nga pronarja e banesës, e cila ka raportuar se hajnat kanë vjedhur stoli ari, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

    Sipas këtyre burimeve, bazuar në dëshminë e saj, të dhënë para hetuesve, hajnat kanë depërtuar me forcë, duke e thyer banesën, me ç’rast kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

    Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark