Insajderi
Lajme

Aksion i madh në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq- Bastisen pesë zyrtarë e dy qytetarë për ryshfet e korrupsion

Insajderi
07 May 2026 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion i madh në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq- Bastisen pesë zyrtarë e dy qytetarë për ryshfet e korrupsion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar sot dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksionet po realizohen me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe përfshijnë bastisjen e pesë zyrtarëve dhe dy qytetarëve civilë, të cilët dyshohen për përfshirje në disa vepra penale.

Të dyshuarit po hetohen për vepra si: keqpërdorim i pozitës zyrtare, shkelje e fshehtësisë së procedurës, marrje deklaratash me anë të shtrëngimit, keqpërdorim i informatës zyrtare, mashtrim, legalizim i përmbajtjes së rreme, marrje dhe dhënie ryshfeti.

“Sipas dyshimeve fillestare dhe veprimeve hetimore të ndërmarra deri në këtë fazë të hetimeve, të dyshuarit në bashkëveprim, dyshohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale që lidhen me përfitime të kundërligjshme pasurore, përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të tyre”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, pesë personat zyrtarë dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare për të mundësuar përfitime të paligjshme. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark