Insajderi
Lajme

Aksion për mbrojtjen e pyjeve në Ferizaj e Shtërpcë: Konfiskohen dru të transportuara me tre mjete

Insajderi
02 October 2026 - 08:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion për mbrojtjen e pyjeve në Ferizaj e Shtërpcë: Konfiskohen dru të transportuara me tre mjete
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kuadër të Planit Operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, stacionet policore në Ferizaj dhe Shtërpcë, në bashkëpunim me Agjencinë e Pylltarisë së Kosovës (APK), kanë zhvilluar kontrolle dhe aktivitete me qëllim parandalimin dhe luftimin e prerjeve dhe transportit të kundërligjshëm të druve.

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në fshatin Burrnik, zyrtarët policorë kanë asistuar ekipet e APK-së. Gjatë kontrolleve janë hasur dy mjete të ngarkuara me dru – një xhip me rimorkio dhe një traktor me rimorkio.

Me përcjellje policore, të dyja mjetet janë dërguar në depon e Pylltarisë, ku zyrtarët e APK-së kanë konfiskuar drutë dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Kontrolle janë realizuar edhe nga Stacioni Policor në Shtërpcë, ku në fshatin Brod është hasur një furgon i ngarkuar me dru.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në total janë evidentuar tre mjete të ngarkuara me dru, ndaj të cilave janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga institucionet kompetente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark