Insajderi
Lajme

Aksion simbolik te Gjykata në Ferizaj për gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut

Insajderi
14 July 2022 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksion simbolik te Gjykata në Ferizaj për gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orën 10:00 ka nisur seanca gjyqësore kundër Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit. Kolektivi për mendim dhe veprim feminist përmes një aksioni simbolik para Gjykatës Themelore në Ferizaj ka kërkuar dënim meritor për të akuzuarit.

Liridona Sijarina nga kjo organizatë tha për KosovaPress se përmes këtij aksioni po kërkojnë që rasti i Marigona Osmanit të trajtohet në mënyrë të drejtë.

“Ne sot kemi ardhur për ta kujtuar Marigonën dhe për t’i bërë presion Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta trajtuar rastin në mënyrë të drejtë. Ky aksion është i motivuar prej krejt rasteve ku viktima të femicidit kanë qenë gratë dhe padenjësisht janë trajtuar prej krejt insiticuoneve.ne sot duam ta kujtojmë mënyrën makabër se si vdiq Marigona dhe me dhënë sinjal tek institucioneve se ne jemi këtu dhe nuk do të heshtim dedisa rasti i saj dhe rastet tjera të arrij drejtësinë”, tha ajo. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark