17:46 - 21 Dhjetor 2021

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari bashkë me prokurorin e çështjes Rasim Maloku, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, kanë dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot në komunën e Shtërpcës.

Ky operacion u zhvillua në 12 lokacione, ku rezultoi me 10 persona të arrestuar, 8 prej të cilëve janë nga komuna e Ferizajt dhe dy nga ajo e Prishtinës.

Tutje, nga Policia treguar edhe gjërat që u konfiskuan nga personat  e arrestuar, raporton Insajderi.

“Janë sekuestruar para te gatshme në vlerë 61 mijë euro, dinar maqedone, dollar, lekë shqiptar, dinar të Serbisë dhe franga, 4 pistoleta dy pushka, një pushke ajrore, dy pushka gjueti, 531 fishkë të kalibrave të ndryshe , 3 karikatorë, dy gëzhoja, 1 palë pranga  21 thika, 8 vetura ne vlere 300 mije euro, 13 telefona 9 llaptop 5 usb, 4 hard diska, dokumente te ndryshe, 6 negativ të aparatit telefonike, si dhe aparat për prodhimin e kriptovalutave”, tha nga Policia.

Të arrestuar tashme janë intervistuar dhe janë dërguar në paraburgim.

Kryeprokurori Jashari tregoi se lokacione e bastisura janë në Ferizaj, Prishtinë dhe Shtërpcë

“Janë sekusetruar para, armë vetura, dokumente. Janë bastisur dy zyre të kuvendit komunal të Shtërpcës si ajo e katastrës dhe urnbanizmit. Janë ndaluar ish -kryetari i komunës së Shtëprcës, drejtori I gjeodezisë dhe urbanizimit, inspektorë komunal pronarë të kompanive të ndërtimit, disa qytetarë, për kepqërdorim të detyrës zyrtare marrje dhe dhënië të ryshfetit”, tha Jashari.

Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë zhvilluar një aksion të gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.