Gazeta Insajderi
Objekti i biznesmenit Rijad Hasani është sekuestruar sot nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në aksionin e njohur si “Brezovica”.
Biznesmeni nga Podujeva është pronar i kompanisë “RIMIDA” që njihet si barnatore bujqësore me seli në Prishtinë.
Në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve, Hasani ka edhe dy firma me të njëjin emër.
“Rimida Online SH.P.K”, që del të jetë nën pronësinë e gruas së tij, Nora Islami Hasani dhe si aktivitete primare ka tregtinë me pakicë me porosi nga shtëpia nëpërmjet postës ose internetit. Dhe në N.T.
Emir i tij sipas të dhënave në ARBK, figuron si pronar edhe në biznesin “Arena Sport SH.P.K.” me seli në Prishtinë, që ka një shtrire të gjerë në tërë komuna e Kosovës. Vetëm në komunën e Podujevës ka gjithsej shtatë pika të këtij biznesi dhe në Prishtinë gjithsej nëntë pika.
Ky biznesi si aktivitet primar ka lojërat e fatit dhe basteve, si dhe kultivimin e perimeve dhe rritjen e gjedheve për qumësht.
Ndryshe, Hasani ishte në mesin e 13 persona të arrestuar për rastin “Brezovica”, në aksionin e dhjetorit.
Ai dyshohet për dhënie të ryshfetit dhe për ndërtime të villave në zonën turistike të Brezovicës.
Më 22 dhjetor të vitit të kaluar ai ishte arrestuar së bashku me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.
Dosja hetimore e Prokurorisë tregon se Hasani dyshohet se i dha 240 mijë euro ryshfet ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliqit me qëllim të lëshimit të lejes ndërtimore, shkruan Gazeta Insajderi.
Biznesmeni Hasani përpos që është i përfshirë në valën e re të bastisjeve në Brezovicë, emri i tij është i njohur për veprimtari të tillë edhe më herët.
Ai ka një aktakuzë për shkatërrimin e Brezovicës si pjesë e grupit të parë të njerëzve që u hetuan dhe u akuzuan për krime të kryera në zonën e Sharrit.
Mbi të rëndojnë tri vepra penale. Ai dyshohet se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar në këmbim të lejes.
Për këto veprime ai tash akuzohet se ka kryer veprën penale, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Përveç këtyre veprimeve, Prokuroria ka gjetur se Hasani i është shmangur pjesërisht pagesës së tatimit duke prezantuar të dhënat të pavërteta në administratën tatimore.
“R.H.,ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-ës dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-ës. I njëjti, iu ka shmangur tatimit pjesërisht pagesës së tatimit duke i prezantuar të dhëna të pavërteta në administratën tatimore, me këtë do të kryente veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-ës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe: