×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “Ryshfet, ndikim e shmangie nga tatimi” – Rijad Hasani, biznesmeni nga Llapi që akuzohet për shkatërrimin e Brezovicës

    Insajderi
    06 January 2022 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një prej njerëzve më të fuqishëm të përfshirë në skandalin e Brezovicës është biznesmeni nga Llapi, Rijad Hasani. Mbi të rëndojnë dyshime e akuza të renda. Rrezikon burgun. Insajderi sjell detaje nga aktivitetet e tij në Brezovicë.

    Gazeta Insajderi

    Rijad Hasani, biznesmeni nga komuna e Podujevës është në mesin e 13 persona të arrestuar në skandalin “Brezovica”.

    Hasani dyshohet për dhënie të ryshfetit dhe për ndërtime të villave në zonën turistike të Brezovicës. Tash e 16 ditë ai po mbahet në burg, shkruan Gazeta Insajderi.

    Biznesmeni Hasani u arrestuar me 22 dhjetor së bashku me ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, Sasa Milosavljevic, Dimitrije Raiceviq, Sasa Spasiq, Hysni Bajrami, Raif Bajrami, Dragomir Mihajloviq dhe Blerim Imeri.

    Dosja hetimore e Prokurorisë tregon se Hasani dyshohet se i dha 240 mijë euro ryshfet ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliqit me qëllim të lëshimit të lejes ndërtimore.

    Përveç Hasanit, të dyshuar si persona që korruptuan ish-kryetarin e Shtërpces ishin edhe biznesmeni nga Shkupi, Blerim Imeri, si dhe oligarku nga Shqipëria Gentjan Sulo që është ortak i publicistit Veton Surroi, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Dhënie ryshfeti e ushtrim ndikimi”, kjo është aktakuza kundër biznesmenit Hasani

    Biznesmeni Hasani përpos që është i përfshirë në valën e dytë të bastistjeve në Brezovicë, emri i tij është i njohur për veprimtari të tillë edhe më herët. Ai tashmë rrezikon edhe aktakuzën e dytë për dhënie ryshfeti.

    Hasani tashmë e posedon një të tillë. Ai është pjesë edhe e grupit të parë të njerëzve që u hetuan dhe u akuzuan për krime të kryera në Brezovicë

    Mbi Hasanin tashmë rëndojnë tri vepra penale, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hasani dyshohet se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar në këmbim të lejes.

    Për këto veprime ai tash akuzohet se ka kryer veprën penale, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

    Përveç këtyre veprimeve, Prokuroria ka gjetur se Hasani i është shmangur pjesërisht pagesës së tatimit duke prezantuar të dhënat të pavërteta në administratën tatimore.

    “R.H.,ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-ës dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-ës. I njëjti, iu ka shmangur tatimit pjesërisht pagesës së tatimit duke i prezantuar të dhëna të pavërteta në administratën tatimore, me këtë do të kryente veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në dosjen e parë hetimore në korrik të 2021 Hasani së bashku me Naser Kelmendi, Arian Idrizaj, Gentjan Sula, Fatmir Grainca, Blerim Imeri, Sanija Geci dhe Labinot Vitia akuzoheshin për ndotje, degradim dhe shkatërrim të mjedisit në Brezovicë.

    Hasani dyshohet se kishte marrë leje nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Dimitrije Raqiqeviq në mënyrë të kundërligjshme për ndërtimin e vikend shtëpiza dhe hotelier “Rimida” në zonën e tret të Parkut Kombëtar Sharri.

    “Riad Hasani akuzohet se nga 24 korriku 2017 e deri në fund të vitit 2018, në zonë turistike të Parkut Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, Komuna e Shtërpcës, ka degraduar mjedisin duke rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore”,

    “Si Pronar i parcelës kadastrale nr.5713 në sipërfaqe prej 1 hektar e 32 m2 , përmes firmës ndërtimore “Quka CO” ka ndërtuar 6 vikend shtëpiza në zonën e dytë të parkut edhe pse lejet ndërtimore ishin anuluar sipas vendimit të Drejtorisë për Planifikim, Rindërtim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Shtërpcës me numër 06-030/01-4248/17 të datës 24.07.2017, si dhe ka ndërtuar objektin afarist – hotelier “Rimida” – B+P+4+NK, në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Sharri”, si dhe Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit”, thuhet në aktakuzën ndaj tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, Hasani rrezikon të dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

    Kurse për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, biznesmeni Kosovar rrezikon të dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në tetë vjet.

    Dhe për veprën penale “Shmangia nga tatami”, Hasani rrezikon të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në katër vjet.

    Por, kush është biznesmeni Rijad Hasani?

    Rijad Hasani është pronar i kompanisë “RIMIDA” që njihet si barnatore bujqësore me seli në Prishtinë.

    Në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve, Hasani ka edhe dy firma me të njëjin emër.

    “Rimida Online SH.P.K”, që del të jetë nën pronësinë e gruas së tij, Nora Islami Hasani dhe si aktivitete primare ka tregtinë me pakicë me porosi nga shtëpia nëpërmjet postës ose internetit.

    Dhe në N.T. ” Rimida ” që del të jetë në pronësi e babit të tij, Rrustem Hasani, e që si aktivitet kryesor ka tregtinë me shumicë e produkteve kimike.

    Kjo nuk është e vetmja kompani që Hasani ka në pronësi.

    Emir i tij sipas të dhënave në ARBK, figuron si pronar edhe në  biznesin “Arena Sport SH.P.K.” me seli në Prishtinë, që ka një shtrire të gjerë në tërë komuna e Kosovës.

    Vetëm në komunën e Podujevës ka gjithsej shtatë pika të këtij biznesi dhe në Prishtinë gjithsej nëntë pika, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky biznesi si aktivitet primar ka lojërat e fatit dhe basteve, si dhe kultivimin e perimeve dhe rritjen e gjedheve për qumësht.

    Edhe kompania “Arena Construction SH.P.K”, me seli në Prishtinë mbanë pronësinë e biznesmenit Hasani.

    Ky biznes ka për aktivitet primar Ndërtimin e objekteve banesore dhe jo banesorë, rrugëve dhe autostradave.

    “Motel Paris SH.P.K.” me seli në Fushë Kosovë është biznesi tjetër që Rijad Hasani e ka në bashkë ortakëri me Blerim Imeri biznesmen nga Shkupi, që vepron në Kosovë 

    Blerim Imeri është po ashtu në mesin e 10 personave të arrestuar në aksionin e “Brezovica”, kundër korrupsionit me ndërtimet.

    Biznesmeni Hasani mban në pronësi të tij edhe “N.P.T.V.S. SUPERSPORT” me seli në Prishtinë, në bashkë ortakëri me Azmi Radovanoviq. Edhe ky biznes ka aktivitet primar aktivitetet sportive

    Edhe biznesi “D.P.H. PIZZA INN” me seli në Gjilan mbanë pronësinë e Rijad Hasanit, kurse biznesi tjerët me seli në Podujevë “Bastore Sportive Besa B.I.”, që mbanë pronësinë e Hasanit në të dhënat në ARBK rezulton i mbyllur./GazetaInsajderi/

    Lexo edhe:

    https://insajderi.org/kush-eshte-gentijan-sulo-ortaku-i-surroit-qe-u-permend-per-dhenie-ryshfeti-per-ndertimet-ne-brezovice/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark