×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksioni i Policisë me AKI’në, ky është suharekasi i dyshuar që u kap me drogë në vlerë prej afro 70 mijë euro

    Insajderi
    21 April 2024 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Prizren i zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar me identifikimin dhe kapjen e katër personave nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike në Suharekë.

    Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi kryesor i dyshuar për këtë rast është Sali Selmanaj, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, së bashku me tre personat e tjerë.

    Lidhur me këtë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku përveç drogës ka sekuestruar edhe një pushkë gjuetie, disa telefona, veturë e para të gatshme.

    Sipas Policisë, droga e konfiskuar kishte vlerën e 70 mijë eurove ku u sekuestruan edhe dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë.

    “Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

    • Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
    • Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
    • Një (1) diviar.
    • Një (1) veturë

    Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

    Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro (Shtatëdhjetë mijë Euro)”, u tha në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark