Insajderi
Lajme

Aksioni i Prokurorisë Speciale tek “Eko Regjioni” dyshohet se ka të bëjë me tenderin e dyshimtë të kamionëve

Insajderi
26 January 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksioni i Prokurorisë Speciale tek “Eko Regjioni” dyshohet se ka të bëjë me tenderin e dyshimtë të kamionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të hënën në mëngjes janë arrestuar A.G dhe R.Z, nën dyshimet për përfshirje në vepra të rënda penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe prokurimin publik.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari A.G po hetohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërkohë, R.Z dyshohet për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik”, nga neni 415 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gazeta Insajderi merr vesh se rasti ka të bëjë lidhur me një tender të dyshimtë, në vlerë prej afro 400 mijë eurove, për blerjen e pesë kamionëve dhe një autofshese.

Tenderi ishte shpallur në mënyrë emergjente. Megjithatë, sipas burimeve përbrenda hetuesisë, këta kamionë s’ishin përdorur fare.

Prokuroria Speciale bën të ditur se urdhri për kontroll është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për parregullsi në një aktivitet tenderimi.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë një pushkë automatike AK-47, si dhe para të gatshme. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark