Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e urdhëruar nga prokuroria e Pejës tek kompania “K.R.M Ambienti” në Pejë.
Insajderi
Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”, respektivisht bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.
Insajderi mëson nga burime të sigurta se deri më tani 9 persona janë shoqëruar për në polici, në mesin e të cilëve antarë nga bordi, zyrtar të ndërmarrjes dhe ish-zyrtar.
Insajderi mëson se aksioni është duke vazhduar ende./Gazeta Insajderi