×
Insajderi

Aksion i Prokurorisë në ndërmarrjen publike “Ambienti” – Pritet të ketë arrestime

Insajderi
16 March 2023 - 11:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është duke vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në objektet e Ndërmarrjes Publike  të pastrimit “Ambienti” në Pejë. Aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës. Zëdhënësi për media nga kjo prokurori tha për Insajderin se aksioni është duke vazhduar ende.

“Mund të konfirmojë që aksioni është duke u zhvilluar ende. Nuk mund te japim detaje”, tha ai për Gazetën.

Insajderi raportoi pak më parë se një aksion është duke u zhvilluar në këtë ndërmarrje ku sipas burimeve, pritet të ketë edhe të arrestuar.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark