×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksioni kundër strukturave paralele serbe në rajonin e Dukagjinit- shoqërohen në stacion shtatë persona

    Insajderi
    02 February 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut.

    Nga ky aksion shtatë persona janë shoqëruar në polici.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi.

    “Janë shoqëruar shtatë persona. Të njëjtit janë intervistuar në stacionet policore dhe me autorizimin e prokurorit janë hapur raste penale. Ndërsa janë sekuestruar dokumente të ndryshme”, ka thënë Nikqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark