×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksioni në veri, deklarohen nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    18 November 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale tha se aksioni i sotëm po zhvillohet për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

    Kështu konfirmoi për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

    ‘Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

    Gazeta Insajderi raportoi pak më parë se se gjatë natës dhe sot në mëngjes është zhvilluar një operacion i madh ku janë arrestuar 9 doganierë e një polic.

    Ata dyshohen për keqpërdorim te detyrës.

    Operacionin, sic merr vesh Insajderi, e ka udhëhequr Prokuroria Speciale. Burimet i kane thëne Insajderit se janë bastisur edhe 15 lokacione, te ndërlidhura me te arrestuarit.

    https://insajderi.org/ekskluzive-operacioni-i-madh-arreston-9-doganiere-e-nje-polic/

    Lajmin për bastisje ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.

    Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Se a ka të arrestuar nuk edi . Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”,tha ai për Insjaderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark