Insajderi
Insajderi

Aksioni “Pika” që arrestoi 50 zyrtarë policorë – dalin pamjet nga aksioni i IPK-së

Insajderi
14 March 2022 - 11:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksioni “Pika” që arrestoi 50 zyrtarë policorë – dalin pamjet nga aksioni i IPK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri në bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.

Gazeta Insajderi ka mësuar se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policor, të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim detyrës zyrtare’.

I nisur nga orët e hershme të mëngjesit aksioni po vazhdon ende në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, saktësisht në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushë.

Ky aksion ka nisur nga IPK-ja në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë si dhe Doganës së Kosovës.

Ekskluzive: Këta janë dy komandantët e arrestuar të Policisë, Insajderi sjell emrat

Operacioni “Pika” që arrestoi 50 policë | U përfshi edhe AKI-ja, Insajderi sjell detajet

Goditja e ryshfetit në kufirin Kosovë-Shqipëri, kryeprokurori Isufaj konfirmon për Insajderin detajet e aksionit

50 të arrestuar, shumica policë – goditet grupi i ryshfetit në kufirin Kosovë-Shqipëri

Pamje nga realizimi i Planit Operativ të IPK-së të koduar me emrin “Pika”:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark