×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni “TOTO”: 13 të arrestuar, mbi 55 mijë euro e 6 vetura u sekuestruan

    Insajderi
    06 October 2022 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia ka njoftuar se janë arrestuar 13 të dyshuar në aksionin “TOTO”.

    Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark