×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër Agim Bahtirit

    Insajderi
    01 March 2016 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër Agim Bahtirit, një zyrtar prokurimi dhe një biznesmeni për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës.

    Prokuroria njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se Bahtiri dhe zyrtari i prokurimit duke vepruar në cilësinë e personave zyrtar, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

    Po ashtu, njoftohet se biznesmeni Gazmend Kelmendi, në këtë rast, ka paraqitur ofertë bazuar në një marrëveshje të kundërligjshme, qëllimi i së cilës ishte që organizatori në rastin konkret Komuna e Mitrovicës, ta pranojë ofertën e tillë duke e kufizuar konkurrencën e lirë. Komuna e Mitrovicës, në janar të këtij viti, pati  nënshkruar kontratë me kompaninë Hesalight A/S, dega në Kosovë, në pronësi të Gazmend Kelmendit.

    Kontrata parasheh furnizimin, montimin dhe mirëmbajtën e ndriçimit e efiçent në të gjitha rrugët e qytetit të Mitrovicës.

    Gazeta Express pati raportuar se kompania në pronësi të Gazmend Kelmendit kishte kërkuar 642 mijë e 377 euro për kryerjen e këtij shërbimi. Por kontrata ishte nënshkruar në vlerë prej 767 mijë e 940 euro që është mbi 100 mijë euro më e lartë se oferta.

    “Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t’i dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark