Insajderi
Lajme

Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë në Kosovë, pagesat arrinin deri në 4 mijë euro për person

Insajderi
14 October 2026 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë në Kosovë, pagesat arrinin deri në 4 mijë euro për person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë (7) personave, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.H., A.B., Sh.T., E.Zh., G.Sh., A.M. dhe L.A., gjatë viteve 2023-2024, në territorin e Republikës së Kosovës, kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, me qëllim të kontrabandimit të migrantëve për përfitim të kundërligjshëm material.

Të pandehurit akuzohen se, në kuadër të një strukture të qëndrueshme kriminale, me role të ndara, planifikim paraprak dhe koordinim të vazhdueshëm, kanë organizuar, mundësuar dhe realizuar kontrabandimin e migrantëve të huaj.

Bëhet fjalë për shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut, si dhe persona nga Lindja e Mesme dhe Azia, të cilët, sipas aktakuzës, nuk posedonin dokumentacion të rregullt për hyrje apo qëndrim në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë siguruar migrantët në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe i kanë futur në mënyrë të kundërligjshme në territorin e Republikës së Kosovës, jashtë pikave të autorizuara kufitare.

Kontrabandimi, sipas pretendimeve të paraqitura në aktakuzë, është realizuar përmes shtigjeve malore dhe rrugëve alternative në zonën Gorozhup-Vërmicë.

Sipas aktakuzës, për secilin migrant është paguar një shumë deri në 4 mijë euro për të gjithë itinerarin e migrimit drejt Evropës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark