×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aktivistët e QIPS-it me aksion para repartit të Logopedisë: Këtu ka abuzues, shkarkoni Iljasa Fazliun,

    Insajderi
    24 February 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivistët e Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social janë mbledhur para hyrjes së repartit të Logopedisë në ShSKUK për të kundërshtuar kthimin në punë të logopedit abuzues Iljasa Fazliut.

    Përmes një aksioni aktivistët e shpallën hapësirën e repartit të Logopedisë si rrezik për fëmijët përderisa abuzuesit e tillë nuk largohen.

    Sipas njoftimit të Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social, ky aksion i ka penguar Fazliut, i cili ka fjalosur aktivistët dhe ka hequr pankartën nga hyrja e repartit, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për abuzimin e Iljasa Fazliut me të miturën autike.

    Njoftimi i plotë:

    TË SHKARKOHET ABUZUESI, ILJASA FAZLIU

    Sot aktivistët/et u mblodhën para hyrjes së repartit të Logopedisë në ShSKUK për të vazhduar në insistimin tonë për shkarkimin e Iljasa Fazliut pas publikimit të videos ku dëshmohet abuzimi i tij ndaj një fëmiu. Nëpërmjet këtij aksioni, aktivistët e shpallën hapësirën e repartit të Logopedisë si rrezik për fëmijët përderisa abuzuesit e tillë nuk largohen.

    Sidoqoftë, ky aksion si duket nuk i pëlqeu Iljasa Fazliut i cili para hyrjes dhe përgjatë fjalosjes me aktivistët/et ai e hoqi thirrjen tonë nga hyrja e repartit. Ne rikujtojmë z. Fazliun se ShSKUK duhet të punojë për të mirën e pacienteve dhe jo për interesat e një abuzuesi.

    Ankesa jonë drejtuar drejtorisë së ShSKUK-së nuk ka marrë përgjigjie, sidoqoftë ne do të vazhdojmë të kërkojmë dorëheqjen e Iljasa Fazliut dhe komisionit përgjegjës për rikthimin e tij në punë.

    Ne ftojmë që logopedët dhe stafi mjekësor të bashkëngjiten në këtë thirrje tonë për të kërkuar drejtësi dhe hapësirë të sigurt për të gjithë fëmijët dhe për të ruajtur dinjitetin e punës së tyre i cili njolloset çdo ditë që lejohet të vazhdojë punën një abuzues në të njëjtën hapësirë me ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark