×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Skandali i abuzimit| Pranvera Raçi për kthimin në punë të logopedit: Nuk mund të garantoj që s’ do përsëritet

    Insajderi
    27 January 2023 - 19:09

    “Jo nuk mund të garantoj nëse diçka e tillë mund të përsëritet prapë”, ishte fjali që ish-ushtruesja e detyrës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi tha për kthimin në punë të Iljasa Fazliut. Logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren autike, u kthye në punë gjashtë ditë para se Zejnullahu-Raci të jap dorëheqje nga pozita e drejtoreshës, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Logopedi, Iljasa Fazliu ishte arrestuar më 27 nëntor nga Policia e Kosovës pasi Gazeta Insajderi publikoi një audio-incizim, ku logopedi dëgjohet duke e fyer dhe ofenduar pacienten 3 vjeçare me autizëm.

    Ai dëgjohet duke i bërtitur me tone të larta të miturës dhe duke i ka thënë “ik, ik atje…Ti koke budallicë… ta q… bota nanën”

    Gjykata Themelore në Gjilan i kishte caktuar atij masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

    Vetëm pas dy muajsh, logopedi abuzues u kthye në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK, të premten e 20 janarit. Lajmin për Gazetën Insajderi e kishte konfirmuar ShSKUK-ja.

    “Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit. Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së dhënë Insajderit.

    Gazeta kishte dërguar përsëri pyetje në dikasterin ku udhëhiqte Zejnullahu-Raçi (ShSKUK), por të njëjtit nuk kthyen asnjëherë përgjigje.

    Pranvera Zejnullahu-Raçi, drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, e cila dje dha dorëheqje pas gati 6 muaj në këtë pozitë, zgjodhi të flas në media, për kthimin në punë të Iljasa Fazlit.

    Ish-drejtoresha e ShSKUK-së, tha se çështja e logopedit është trajtuar menjëherë por që shkarkimi i tij nuk varej nga ana e saj.

    “Çështja e logopedit në ORL është trajtuar menjëherë, drejtori i kësaj klinike ka bërë kërkesë sepse ashtu shkon hierarkia, as unë as ai nuk mund ta shkarkojmë vetë drejtpërdrejtë” – ka thënë Zejnullahu-Raçi për “Kallxo Përnime”.

    Tutje, ajo ka treguar se rasti i tij është dërguar në komisionin disiplinor, që është mekanizëm ligjor në SHSKUK.

    E pyetur se a mund të garantoj se një abuzim i tillë nuk do të ndodhë në QKUK, ish-drejtoresha tha se nuk mund të garantojnë nëse diçka e tillë mund të përsëritet prapë.

    Se çfarë shkruante në raportin e Komisionit Disiplinorë lidhur me rastin e Iljasa Fazliut, Zejnullahu Raci nuk tregoi.

    Si vendosi Komisioni Disiplinorë ta kthej në punë Iljasa Fazliun?

    Komisioni Disiplinor i QKUK-së ia hapi dyert logopedit Iljasa Fazliu për rikthim në punë, në Klinikën e ORL-së.

    Bazuar në vendimin e Këshilli Gjyqësor që Fazliu nuk ka dënim të formës së prerë dhe bazuar në vërtetimin që abuzimi nuk është kryer në QKUK, ka bërë që logopedi të kthehet në punë përsëri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hapi i parë që i dha të drejtë Fazliut të kthehet në punë në spitalin e shtetit ishte një vendim i lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

    Ndonëse, ndaj tij ende vazhdon një proces Gjyqësor. Rasti ka rreth dy muaj që është raportuar nga Gazeta Insajderi.

    “Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit. Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”,

    “Po ashtu, ka sjellë dëshminë nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndësore të Kosovës,  Vëretetim, sipas të cilit është në procedurë të rilicencimit të tij nga data 5 janar 2023”, thuhet më tej në përgjigjen e QKUK-së për Insajderin.

    Hapi i dytë që e bëri edhe më të lehtë procedurën e kthimit në punë ishte procesi i rilicencimit, pasi Iljasa Fazliu nuk kishte licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

    Në QKUK nuk mund të veprosh si logoped pa qenë anëtar i Odës së Infermierëve dhe të kesh licencë nën vulën e tyre.

    Një vërtetim i Komisionit Diciplinor i kishte mundësuar logopedit që të anëtarësohej në Odën e Infermierëve dhe të vazhdonte rilincencimin, në mënyrë që të riniste përsëri punën në QKUK.

    Ky vërtetim i jepte të drejtën e rikthimit në punë Fazliut, ku thuhet se abuzimi nuk kishte ndodhur brenda hapësirave të QKUK-së.

    Mbi këtë vërtetim të lëshuar nga komisioni disiplinor i QKUK-së, OIK anëtarësoi Fazliun dhe nisi procedurat e rilicencimit.

    Kështu tha për Gazetën Insajderi, kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj.

    Rrustemaj shtoi se Fazliu ka të drejtë punë përderisa është në procedurë të licencimit.

    “Ai nuk ka qenë anëtar i Odës më herët dhe as nuk ka pasur licencë nga ne, por nga MSH-ja. Tash është bërë anëtarësimi dhe po vazhdon procedura e licencimit. Ai e ka marrë një vërtetim nga komisioni disiplinorë i QKUK-së që ai nuk e ka bërë veprën në QKUK, në vendin ku punonte dhe ka të drejtë të kthehet në vendin e punës. Mbi bazën e këtij vërtetimi është bërë anëtarë i Odës dhe tash është në procedurë të licencimit. Të drejtë të punës ka derisa është në rilicencim”, tha Rrustemaj për Insajderin.

    Pse po hesht Ministria e Shëndetësisë?

    Tashmë janë bërë pesë ditë që kur Komisioni Disiplinor i QKUK-së ia hapi dyert logopedit Iljasa Fazliu për rikthim në punë, në Klinikën e ORL-së. Bazuar në vendimin e Këshilli Gjyqësor që Fazliu nuk ka dënim të formës së prerë dhe bazuar në vërtetimin që abuzimi nuk është kryer në QKUK, ka bërë që logopedi të kthehet në punë përsëri.

    Lidhur me këtë rast nga Ministria e Shëndetësisë po heshtin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm është kthyer në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK.

    Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Arben Vitia nuk ka nxjerr asnjë reagim lidhur me kthimin në punë të logopedit abuzues.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në emalin zyrtare të ministrisë lidhur me kthimin në punë të logopedit që abuzoi me një fëmije autik, deri tani asnjë përgjigjen nuk u dha nga ky dikaster.

    Po ashtu, gazeta ka kontaktuar ministrin Vitia dhe zëvendësministres Gexha-Binjakun për kuptuar se si arriti logopedi Iljasa Fazliu të kthehet në punë në QKUK, duke e ditur që i njëjti është ende nën hetime. As nga këta të fundit gazeta nuk mori përgjigje./GazetaInsajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark