Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla doli me një parullë para Ministrisë së Bujqësisë, dikasterit të udhëhequr nga Faton Peci që i dha grant 100 mijë eurosh Blerim Pacollit, vëllait të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe këshilltarit të jashtëm të tij.
“100,000 € Kushës. 0 € gratë e Krushës”, shkruhet në parullën e aktivistit të PDK-së.
Koorporata “Krusha” e Fahrije Hotit, e cila është një nga 200 gratë e fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit që humbën bashkëshortët, djemtë ose të gjithë bashkë gjatë luftës në Kosovë, tha se u bë padrejtësi ndaj tyre, pasi Ministria e Bujqësisë ua refuzoi aplikimin për grant.