Sylë Hoxha i lindur më 1955 në fshatin Gjonaj-Prizren. Shkollimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm në Prizren.
Studioi në Fakultetin Juridik në UP. Ishte aktivist i LDK-së që nga themelimi i saj në dhjetor 1989.
Për një kohë të gjatë pos aktiviteteve të tija pastaj në nevojën politike ai ishte edhe kryetar i Këshillit të Financave në Prizren.
Kurse pas lufte ka ushtrua detyra shuam të rëndësishme në dikasterin e drejtësisë duke filluar nga Kryetari i prokurorisë e deri tek instancat më të lartë të drejtësisë.
Një kohë ka ushtruar edhe detyrën e zv Ministrit të Drejtësisë, por ai vazhdimisht ka ruajtur angazhimin atdhetar dhe gjithmonë e ka dashur pafund Kosovën e tij.
Ai në garën e fundit tani më nga cilësia e një avokati të pavarur garon për deputet, kjo garë është edhe një sfidë e radhës për Sylë Hoxhën i cili shpesh ia sfidat i ka kthyer në suksese ashtu siç e meritojnë, kurse sukseset e i ka lënë në heshtje.