×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aktivizohet Macron, paralajmëron masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse “nuk sillen me përgjegjësi”

    Insajderi
    28 August 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse të dy shtetet nuk sillen me përgjegjësi.

    Macron në fjalimin e tij të përvjetshëm para ambasadorëve, ka thënë se mendon që marrëveshja e Brukselit që njihet si propozimi “franko-gjerman” është rruga e duhur në gjetjen e një zgjidhjeje.

    Ai ka bërë thirrje që palët të riangazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, serbët të kthehen në institucione të Kosovës.

    Ai ka përmendur edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    “Franca dhe Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështjeve të tjera ekonomike, nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilent në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Macron.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark