Insajderi
Lajme

Aktivizohet Prokuroria e Mitrovicës lidhur me incidentin në Skenderaj, zëdhënësi tregon se çka është punuar deri më tani

Insajderi
14 May 2026 - 19:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aktivizohet Prokuroria e Mitrovicës lidhur me incidentin në Skenderaj, zëdhënësi tregon se çka është punuar deri më tani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka dhënë detaje për punën e këtij institucioni lidhur me incidentin në Skenderaj, ku është përfshirë kreu i kësaj komune, Sami Lushtaku dhe kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani.

Ai ka deklaruar se janë duke u intervistuar persona të dyshuar, dëshmitarë dhe viktima.

“Për rastin në fjalë prokurorja kujdestare tërë ditën ka qenë në Skënderaj ku janë mbledhur prova dhe të dhëna tjera relevante për rastin, pasdite ka filluar dhe po vazhdon intervistimi i të dyshuarve, deshmitarëve dhe viktimave në këtë rast”, tha Preteni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark