Anton Yelchin, i njohur për rolin e Chekov në seritë e reja të Star Trek, u vra pasi makina e tij nisi të lëvizte prapa, duke e gozhduar atë pas gardhit të sigurisë së shtëpisë.
Vdekja shokuese e aktorit 27-vjeçar ka ngritur pikëpyetje në lidhje me një problem të mundshëm të makinës Jeep.
Ai u gjet i ngjeshur nga makina 2.5-tonëshe tek porta e shtëpisë.
Hetuesit thanë se makina ishte në gjendje neutrale dhe nisi të lëvizte pas në rrugicën e shtëpisë.
Disa thonë se kjo ka ndodhur për shkak se modelet e reja Jeep Grand Cherokee kanë shfaqur probleme me levën e marsheve.