Bukuroshja italiane, Diletta Leotta, ka konfirmuar ndarjen nga aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman.
E ftuar në një emision në Itali, Diletta e cilësoi marrëdhënien e saj me Can Yaman si një “histori të bukur, një dashuri të vërtetë në shikim të parë, një përrallë që u ndërpre shumë shpejt”.
Edhe pse i kanë ndarë rrugët mes tyre, ajo thotë se vazhdon të jetë ende e dashuruar me të.
“Nuk është një moment i lehtë. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Dashuria dhe jeta janë të paparashikueshme.”
Kujtojmë se aktori turk me origjinë shqiptare i propozoi prezantueses italiane, shkurtin e kaluar, me një unazë me vlerë 40,000 euro.